Presidenti Ilir Meta është përgjigjur sërish lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se do krijonte parti të re. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Meta tha se nuk ka ndërmend që të krijojë parti të re, duke u përgjigjur shkurt dhe qartë “Zero”.
Pak ditë më parë, në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta tha se është President i Republikës, deri në korrik të vitit 2022.
“Deri në korrik 2022, unë jam president dhe nuk kam ndërmend të krijoj parti. Por, jam dakort me çdo lëvizje për mbrojtjen e demokracisë”, u shpreh Meta.