E enjte, 6 Gusht, 2020
30 C
Tirana

Meta: Mavri Kuvendi shkeli me të dyja këmbët ligjin

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Presidenti Ilir Meta, ashtu siç u paralajmërua edhe më herët, doli në një konferencë për shtyp ku denoncoi miratimin e ligjit për Dividentin (për Tatimin mbi të Ardhurat).

Kreu i Shtetit e konsideroi “një krim të tmerrshëm kushtetues, të konsumuar nga sekti mafioz, i gjendur në krye të grushtit të shtetit”.

“Ligji për Dividentin është rasti më flagrant si Kuvendi i kapur, si një organizatë mafioze; bashkë me qeverinë e mazhorancën ka dhunuar hapur kushtetutën dhe shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë.

Nuk do të ketë shpëtim për ta. Nenet e Kushtetutës janë dhunuar hapur. Barazia para ligjit, tipar themelor i Kushtetutës sonë, por çfarë bëri ky sekt mafioz? Rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat e ndryshuara, në dëm të sipërmarrësve të ndershëm.

Mavri Kuvendi dhunoi hapur dhe tmerrshëm Kushtetutën e Republikës, shkeli me të dyja këmbët ligjin, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta botuar në Fletoren Zyrtare.

Lexo edhe :   “Regres shqetësues dhe i patolerueshëm”, Meta ka një thirrje për gazetarët

Kishin si qëllim rrëzimin e dekretit të Presidentit, pa shumë zë. Mavri Kuvendi shkeli me dy këmbët ligjin, një ndër krimet më të mëdha. Kemi një dele parlament që po vijon shkeljet. Ju bëj me dije se për këtë krim të dëmshëm, do paraqes në SPAK kallëzimin penal për vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj.

Sekti mafioz i qeverisë së Rilindjes po dhunon Kushtetutën. Mirëpres bizneset dhe investitorët nesër në tubim.

Ju ftoj nesër në bulevard të jemi bashkë. Situata ka kaluar çdo kufi, 10 veta tallen me miliona shqiptarë. Askush nuk ka më siguri juridike në vend”, deklaroi Meta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Erdhi në Tiranë 24 orë para ngjarjes/ Shqiptarja rezidente në Liban: Si i shpëtova shpërthimit në Bejrut

Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë botë! Megjithatë, shumë rastësi të mbledhura bashkë bënë që një shqiptare t’i shpëtojë mrekullisht shpërthimit të tmerrshëm që...

Lëvizja Vetëvendosje hedh hapin e radhës për rrëzimin e qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të ndalur me kundërshtitë e saj ndaj qeverisë Hoti, ndërsa do të nisin peticionin për shkarkimin e kësaj qeverie. Rexhep...

Autobusi në Paskuqan merr flakë në ecje

Një autobus në Paskuqan ka marrë flakë në ecje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Policia njofton se nga flakët e zjarrit janë shkaktuar...

Allan Lichtman: Joe Biden, presidenti i ardhshëm i SHBA-së

Një profesor i historisë që ka parashikuar saktë rezultatin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984, thotë se demokrati Joe Biden...

“The Simpson” kanë parashikuar shpërthimin në Bejrut? Pamjet po trondisin botën (VIDEO)

Duket e frikshme por seriali "The Simpsons" ka parashikuar shpërthimin në Bejrut. Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një...