Kryesore

Meta kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit: Vendosi pluralizmin politik

               Publikuar në : 10:05 - 12/09/19 Enno

Sot përkujtohet 21-vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Presidenti Ilir Meta, në përkujtim të Azem Hajdarit, e nisi ditën duke vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë.

Më pas, në një komunikim për mediat, përcolli mesazhin se zgjedhjet e lira janë kolona vertebrore e çdo shteti, dhe duhen mbrojtur me çdo çmim.

“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimin e përjetshëm të Azem Hajdarit. Liderit të Lëvizjes Studentore, që soli pluralizmin. Ajo është lëvizja më e rëndësishme e vendit tonë. Dita me e rëndësishme qe ndan dy epoka e qe e rivendos vendin ne rrugën e duhur te demokracisë, lirisë dhe te drejtave te njeriut dhe te pluralizmit politik, zgjedhjeve te lira e te ndershme qe janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik qe duhet mbrojtur nga te gjithë dhe me çdo çmim”, tha Meta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT