Kryesore

Meta kundër politikanëve dhe ambasadorëve: S’jam si ata që luftojnë për votat

               Publikuar në : 18:02 - 11/09/19 M. S

Në konferencën për media pas takimit që pati me anëtarët e Komisionit të Venecias, Meta tha se e respekton shumë atë komision. Ai shënjestroi politikanët, ku sipas tij, ndërrojnë mendimin çdo ditë, pasi luftojnë për vota.

“Unë për Komisionin e Venecias kam shumë respekt, e kam thënë dhe më parë. Ata nuk janë si këta politikanët që ndërrojnë mendimin çdo ditë, se luftojnë për vota.

Dy vota atje, tre këtu, dhe ndryshojnë mendimin. Po nuk janë dhe as si ca ambasadorë që vinë këtu, dhe ikin duke mosmbajtur asnjë përgjegjësi për ato që bëjnë”, u shpreh Meta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT