E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Meta kujton 2 Marsin, premton miratimin e ligjit për Referendumet

Presidenti Ilir Meta thotë se do të riangazhohet për miratimin e Ligjit për Referendumet.

Përmes një postimi në Twitter, Meta shprehet se “populli duhet të flasë me zërin dhe votën e tij në mënyrë që ata që ai i quan “armiq të popullit” të mos flasin në emër të tij.

Kujtojmë se Kuvendi votoi sot me 78 vota për mos të shkarkuar Presidentin Meta pas një procesi të gjatë në Komisionin e Posaçëm.

Postimi i plotë:

Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ! PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ: 1. – Deputetët 100% nga Populli. 2. – President i Republikës nga Populli. 3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.

POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë. POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.

Kuvendi vendosi sot me 78 vota për mos të shkarkuar Presidentin Meta pas një procesi të gjatë në Komisionin e Posaçëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...