Kryesore

Meta “kokë më kokë” me Kryetarin e Parlamentit të Izraelit


               Publikuar në : 19:14 - 23/01/20 M D

Presidenti Ilir Meta është pritur ditën e sotme me nderime të veçanta nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Yuli Edelstein.

Meta ndër të tjera deklaroi: “Mesazhi im është i qartë teksa bota përkujton 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Ndihem krenar që jam Kreu i një Shteti ku antisemitizmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20-të”.

Meta vuri në dukje se Shqipëria dhe Shteti i Izraelit gëzojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe se të dy vendet e popujt tanë ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, tolerancës dhe bashkëjetesës.

“Ne jemi edhe më të bashkuar në përpjekjen tonë për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe fondamentalizmi fetar”, u shpreh Presidenti Meta.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT