E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Meta: Koha nuk pret, të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kujtuar vizitën e Papa Fraçeskut në Shqipëri, 6 vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson edhe një herë porositë e Papës, i cili thoshte se shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart, ndaj duhen mbajtur në atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik.

Sipas Metës, duhet të bëjmë bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart.

Meta thotë se duhet kthyer shpresa rininë dhe për të gjithë shqiptarët.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

Koha nuk pret më!

Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët!

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e…

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 21 septembre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...