Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Meta shkruan se është koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
Reagimi i plotë i Kreut të Shtetit:
“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.
Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.
Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3197075723672012