Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri. Ai tha në një deklaratë për mediat se çmimi i naftës në bursë ka rënë, e ndërsa në vendin tonë nuk është marrë asnjë masë. Duke u ndalur tek çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare, ai u shpreh se është më i i ulët se në nivelet e para luftës në Ukrainë. Meta tha se vetëm në Shqipëri nuk po merren masa për konsumatorët, por merren në funksion të kryeoligarkut.
“Ulja e çmimit të naftës nuk po reflektohet në vendin tonë. Kudo janë marrë masa, vetëm në vendin tonë nuk janë marrë, dhe punohet në fuksion të kryeoligarkut. U bë kohë që janë propozuar disa masa për uljen e çmimit të naftës, dhe asnjë masë nuk është marrë.
Grumbullohen rreth 200 mln euro në vit nga kjo taksë, por përdoren vetëm 20 mln euro për mirëmbajtje. 200 mln grumbullohen me destinacion mbajtjen e rrugëve, por vetëm 20 mln investohen për mirëmbajtje.
Ku shkojnë lekët e tjera? Sigurisht shkojnë në kostot e shtuara. Po të shkonin për mirëmbajtje, nuk do të ishte kjo gjendje e mjeruar e rrugëve. Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepje të jashtëzakonshme. Po vidhen në mënyrë mizore të gjithë qytetarët shqiptar për çdo liter”, tha Meta.