Presidenti Ilir Meta, këtë të dielë ka zgjedhur ta kalojë buzë detit me persona të veçantë për të.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shfaqet me dy vajzat e tij, Erën dhe Borën.
Së bashku me to, është edhe anëtarja e Kryesisë së LSI dhe shefja e fushatës elektorale në Durrës e kësaj force politike, Elona Guri.
“Nga Durrësi, për në Vlorë”, shkruan Presidenti mbi foton e publikuar.