Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se punon me letra dhe jo me Facebook e Twitter, duke iu referuar kryeministrit Rama.
Ai tha qartësisht se Reforma në Drejtësi ka përgjegjësi konkrete. Duke iu referuar ndërkombëtarëve dhe sa të përfshirë janë, ai deklaroi se s’mund t’ia vënë gishtin për situatën aktuale.
“Unë jam President i Republikës, s’jam këtu që të merrem me llafe e thashetheme”, tha më tej Meta. “Unë punoj me letra, ata që janë të Ramës, punojnë për Ramën. Ja ku e keni Teatrin, kryeveprën e reformës”, shtoi më tej presidenti.