Kryesore

Meta “i ashpër” me ndërkombëtarët: Shkoni në Korenë e Veriut për të tilla zgjedhje

               Publikuar në : 16:42 - 11/06/19 Enno

Presidenti Ilir Meta në daljen para mediave pasi firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit u ka dhënë përgjigje edhe ndërkombëtarëve. Meta është shprehur se nëse do të ketë vetëm një kandidat nuk quhen zgjedhje, por votime, të cilat Shqipëria i ka bërë për 45 vite.

“Nëse ndërkombëtarët duan të monitorojnë zgjedhje të tilla të shkojnë në Korenë e Veriut, të pyesin kur i kanë votimet atje”, kjo ishte përgjigja e kreut të shtetit për ndërkombëtarët që kanë kërkuar të mos shtyhen zgjedhjet.

“Pa një vullnet serioz të dy palët dhe për fat të keq qeveria ka treguar se sa të rrezikuar janë në zgjedhje. Ka një dallim thelbësor mes zgjedhjeve dhe votimeve. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje, jo për votime. Votime kanë pasur për 45 vjet. Nëse ndërkombëtarët duan të monitorojnë zgjedhje të tilla të shkojnë në Korenë e Veriut, të pyesin kur i kanë votimet atje. Njoftojini të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, se këtu ka ardhur pluralizmi politik që në dhjetor të vitit 1990”, u shpreh Meta.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT