E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Meta i akordon dekoratën e lartë Saimir Hoxhës

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Hoxhës ,“Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, një ditë pasi ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ndodhej në krye të detyrës.

“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, i akordova sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra dje në krye të detyrës, pas një operacioni kundër trafikimit të kanabisit. Meta deklaroi se efektivi i policisë nuk e meritonte të ndahej nga jeta nga familjarët, miqtë dhe komuniteti.

“Është një moment i dhimbshëm që t’i japim sot lamtumirën e fundit një oficeri hero të Policisë së Shtetit, por edhe një prindi, një familjari të shkëlqyer si n/komisari Saimir Hoxha, që nuk e meritonte të ndahej nga jeta, komuniteti dhe nga familja.

Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por edhe dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikurse është një prioritet lufta çdo sekond kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por për të shpëtuar sa më shumë të rinj, sa më shumë fëmijë që bien për fat të keq në prehrin e këtij fenomeni shkatërrimtar dhe më pas janë përgjegjës për akte të tilla që trondisin një shoqëri të tërë. Është një luftë që duhet bërë çdo sekond”.

Lexo edhe :   Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...