Ilir Meta: “Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.
Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.
Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.”