E enjte, 4 Qershor, 2020
25 C
Tirana

“Meta është nën panik”/ Ngjela: Ndihet i kërcënuar nga politika amerikane

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Pagat e Luftës, Rama: Një lajm i mirë

Kryeministri Edi Rama sapo ka ndarë një mesazh me qytetarët lidhur me Pagat e Luftës. Kreu i Qeverisë njofton se ka kaluar 30 mijëshin numri...

“Hajn!” Incident gjatë fjalimit të Thaçit, arrestohet një qytetar

Pak më herët, gjatë fjalimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në oborrin e Kuvendit, ndodhi një incident. Një qytetar filloi të ulëriste kundrejt Presidentit...

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Përfaqësuesit e opozitës, u janë drejtuar selisë blu pak çaste më parë. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mbajnë një takim me kryedemokratin...

VIDEO/ Pyetja e gazetarit lë pa fjalë për 20 sekonda kryeministrin kanadez

Së fundmi është bërë virale një video, ku shfaqet kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili qëndron më shumë se 20 sekonda pa iu...

Roja 65-vjeçar abuzoi me të miturën, shkarkohet drejtori i shkollës

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Babrru të Kamzës, ku 65-vjeçari Abaz Doku abuzoi seksualisht me një të mitur (15 vjeç), ka tronditur mbarë...

Rama mbron 15-vjeçaren, 1 vit më parë publikoi identitetin e prindërve të 13-vjeçares së përdhunuar

Deputeti i opozitës Halit Valteri, propozoi sot në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit. Ai iu referua rastit të abuzimit të një...

“Do t’i dalim zot këtij vendi”, Hoti flet për herë të parë si kryeministër

Pas seancës së jashtëzakonshme, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kuvend e presin nisma të reja ligjore dhe plot punë. Prioritet...

Shembja e TK/ Rama: Pseudoteatri ishte shpikje e fantazisë politike

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se Teatri Kombëtar ishte shpikje e fantazisë politike. Gjithashtu, Kreu i Qeverisë e cilësoi...

EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët me snajpera rrethojnë banesën në Kamëz

Një person është vetëdorëzuar në polici, pasi hapi zjarr ndaj uniformave blu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5., i ishin drejtuar banesës së...

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se presidenti Meta është nën panik. Përmes një postimi në Facebook, Ngjela sqaron se ky panik i presidentit vjen nga goditja penale apo shkarkimi nga detyra.

“Një nga këta lloj tipash është edhe Ilir Meta. Një President shqiptar i trembur, i cili po shtyhet drejt një lloj frike që po i humbet ekuilibrin mendor. Por, pse është trembur? Sepse, ndonëse është President i Shqipërisë, nuk ka forcë t’i shpëtojë akuzës që i është ngritur për ta shkarkuar”, shkruan ai.

Sipas Ngjelës, Meta ndihet i kërcënuar nga reforma antikorrupsion. Avokati shton se kreu i shtetit është i kapur me shkelje dhe krime nga politika amerikane, prandaj dhe po kërkon mbrojtje.

Postimi i plotë:

Presidenti Ilir Meta është nën panik. Dje bërtiste për kryengritje mbarëpopullore, sot për një këshill suprem kundër reformës. Pse?

l.
Paniku i njeriut të pushtetshëm që i vjen nga goditja penale apo shkarkimi nga detyra, mban në vetvete një rrezik shoqëror. Shumë psikologë dhe psikiatër i kanë analizuar këta lloj tipash si të qenë në prag të çmendurisë. Këta pushtetarë, ne këtë gjendje, pushtohen dhe drejtohen nga marrëzia, dhe, si rregull, shkojnë deri në krime: vrasin kundërshtarët. Kjo është arsyeja që këta tipa historikisht kanë qenë shumë të rrezikshëm për shoqërinë.

Një nga këta lloj tipash është edhe Ilir Meta. Një President shqiptar i trembur, i cili po shtyhet drejt një lloj frike që po i humbet ekuilibrin mendor. Por, pse është trembur? Sepse, ndonëse është President i Shqipërisë, nuk ka forcë t’i shpëtojë akuzës që i është ngritur për ta shkarkuar. Dhe kjo ia thellon edhe më tepër shqetësimin e tij, prandaj po dallon hapur se ka paqëndrueshmri në mendimet që shpreh, kushtet që vendos dhe arsyetimet kontradiktore që jep.

ll.
Ilir Meta sot është një president pa pushtet force, me të cilën mund të abuzojë, dhe ndërkohë është i kërcënuar nga reforma antikorrupsion; kurse dihet se reformën antikorrupsion në Shqipëri po e drejton politika amerikanë. Ky është edhe shkaku i shqetësimit të tij.

Domethënë, e vërteta është kjo: Presidenti shqiptar, i trembur për vdekje, në fakt, është i kapur me shkelje dhe krime nga politika amerikane. Ndërkohë ai po kërkon mbrojtje, e nuk po e gjen dot: ku s’ka shkuar, në Moskë, në Beograd dhe në Athinë, por nuk po shpëton dot, se nuk ka pushtet, domethënë, se nuk ka forcë politike.
Po çfarë kërkon të bëjë ndërkohë?
Po kërkon të trembë Ramën dhe i ka hipur në kokë se mund të ngrerë popullin në kryengritje me ndoca aktorë periferikë të teatrit që s’i njeh kush; por dhe me Saliun. Madje, në funksion të kësaj force, që nuk është forcë, ka hedhur në diskutim dhe një platformë absurde kundër reformës në drejtësi. Kërkon me naivitet ngritjen e një këshilli që ta drejtojë ai vetë, dhe, me të pastaj, Meta të drejtojë shtetin aktual: domethënës Parlamentin.

Në një sens juridik, kjo platformë nuk gjen dot zbatim kushtetues, sepse reforma në drejtësi është reformë e strukturuar në Kushtetutë. Prandaj formula Meta është e dështuar që pa lindur.

lll.
Do shpërndaj Parlamentin dhe qeverinë, i thotë Ramës dhe aktorëve të teatrit, Presidenti Meta. Rama qesh, dhe tallet me të se ia di hallin, dhe si kryeministër ka policinë, që mund ta trajtojë Metën si keqbërësit e zakonshëm në këtë rast, sepse ky fakir president godet dhe politikën amerikane. Rama, qesh se e di që derëziu Metë është në jerm dhe frikë që i vjen nga çrregullimi psikik. Kurse Saliu nuk beson shumë te forca e Metës, por edhe ai është në hall. Të dy vuajnë njëhetësh nga lufta antikorrupsion, e cila drejtohet nga Uashingtoni, por që këta i kap për t’i vendosur nën hetim.

Lexo edhe :   “8 qershori po afron!”, Meta kërkon dakordësi për Zgjedhoren
Lexo edhe :   Raporti i Qendrës Evropianë të Drogave/ Meta: Kambanë alarmi, çdo neglizhencë pasoja për vendin

Kurse dalja e përditshme e ambasadores amerikanë me theks antikorrupsion, kuptohet që Saliun e ka mpirë, prandaj ky, me ankth po sheh nga Meta. Ndërsa vetë Metës, në darkë i duket vetja si Dantoni, kurse në mëngjes humbet në jerm dhe frikë.

lV.
Si pasojë e kësaj situate në ikje, të Metës dhe Saliut, të gjithë po tallen me vilat e tyre që i kanë karshi për karshi me njëri-tjetrin në Gjirin e Lalëzit, dhe që kushtojnë miliona. Media po ua përdor çdo ditë. Kur këto vila ata i ndërtuan më paratë e korrupsionit, nuk e kuptonin dot që ato vila, e prona të tjera si ato, do të bëheshin pikat ku do të mbështetej urrejtja popullore. Kjo sepse, të gjithë e dinë sot që, kur kanë ardhur në pushtet, këta të dy kanë qenë me këmishë pa trup, por vetëm me jakë.

Ndërkohë që të dy i ka kapur reforma antikorrupsion, dhe më e bukura është se kjo i kapi me ligjet që i bënë ata vetë. Po pse i bënë? Sepse u trembën nga Uashingtoni, dhe tani janë penduar e po duan të hidhen në sulm antiamerikan. Dhe, pikërisht për këtë, Meta ka nxjerrë një platformë pazari që nuk ka lidhje me kushtetutën dhe me ligjin.

Por sot, tek e shpalli platformën e tij, Meta dallohej se ishte i tërhequr. Siç duket thjesht nga ndërhyrja direkte që i bëri ambasadorja Yuri Kim, kur e akuzoi për një lëvizje të fshehtë kundër reformës në drejtësi.

Dhe duhet theksuar se, ndërhyrjet drastike të ambasadores amerikanë e kanë ringjallur shpresën te shqiptarët në lidhje me reformën. Të gjithë po prisnin ndërhyrjen e saj, dhe ajo ndërhyri në mënyrë drastike. Ashtu siç flitet direkt me gjuhë të drejtpërdrejtë kundrejt krimit të organizuar.

Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, po kuptohet se “revolucioni Meta” u shtyp para se të fillonte.

Po Berisha? Ai kuptohej se nuk kish ndonjë besim të plotë te Meta. Në fakt, Berisha e di se çfarë i kanë në dorë amerikanët Metës, se e ka provuar edhe vetë. Prandaj, Meta, tani duhet të presë fatin e tij nëpër proceset ligjore të një reforme antikorrupsion. E pra, çfarë do të bëjnë këta të dy në këto momente, do të vënë në zbatim platformën Meta? Asgjë nuk mund të bëjnë dot. Janë të mundur, jo nga shqiptarët, por nga Uashingtoni, dhe në dobi të shqiptarëve.

E vetmja shpresë e të mundurit, na kanë thënë romakët e mëdhenj, është që ai të mos ketë asnjë shpresë. E pra? Asgjë, prisni dhe shikoni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut pezullon futbollin, shkak rastet e shtuara me koronavirus

Për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19, është marrë vendimi që të pezullohet përfundimisht kampionati i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Federata e...

Turqia planifikon rikthimin e fluturimeve me 40 shtete

Ministri turk i Transportit, Adil Karaismailoglu bëri me dije së fundmi se Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete gjatë këtij...

Diskutimet me ambasadorët/ Gjiknuri: Të gjithë dolëm të fituar, do të kemi votim të pastër

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka treguar detaje të tjera lidhur me diskutimet mes palëve politike dhe ambasadorëve...

SPAK rrëzon OFL-në, heq sekuestron për 48 pasuri

SPAK ka rrëzuar Operacionin Forca e Ligjit, pasi ka hequr sekuestron për 48 pasuri. Sipas SPAK, thuhet se bllokimet janë bërë në kundërshtim me...

Histori shqiptare/ “E mora nusen të vogël, për ta rritur sipas huqeve të mia”

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, për dy emisione me radhë u trajtua historia e 22-vjeçares, nënës së tre fëmijëve, e cila...
WhatsApp KONTAKTO TT