E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

“Meta është në një situatë të rëndë psikologjike”, Braho flet për shkarkimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka pohuar se Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president. Këtë deklaratë të fortë ai e ka dhënë në “Breaking” në Top News.

“Meta do ketë më shumë vota për shkarkim, se kur u zgjodh president”, tha ai.

Spartak Braho u shpreh më tej se presidenti Meta është në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa i cilësoi të rënda të gjithë shkeljet e tij. “Kjo është nismë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Komisioni Hetimor ka përfunduar hetimin e çështjes. Kemi bërë çdo përpjeke për ta thirrur, po ai nuk erdhi. Meta është në një situatë të rëndë psikologjike. Pasi ai ligjet qe merr ky Parlament që ai nuk e njeh, ai i dekreton, të gjitha shkeljet e presidentit janë të rënda.

Pesë janë më të rëndësishmet, Meta ka shkeluar rëndë atë që konsiderohet si përfaqësuesi i popullit, është bërë i njëanshëm. Meta ka marrë nëpër gojë edhe personalitete të tjera, presidenti nuk jep urdhra, ai vepron me mesazhe dhe dekrete. Meta do ketë më shumë vota për shkarkim se kur u zgjodh president, si jurist unë mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet komentuar”, tha Braho.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...