Meta e merr seriozisht, krijon klubin e fansave të Celtic në Shqipëri (Video)

Tashmë dihet gjerësisht se Presidenti Ilir Meta është tifoz i skuadrës skoceze të Celtic.

Shpeshherë, mbështetja që i ka dhënë presidenti i vendit tonë skuadrës skoceze është bërë lajm edhe nga mediat sportive në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, duket se Meta e ka marrë seriozisht përkrahjen për ish-skuadrën e shqiptarit Rudi Vata.

Këtë të enjte, ai ka themeluar klubin e fansave të Celtic në Shqipëri.

Siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, Meta zhvilloi edhe një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe Rudi Vata dhe dhjetëra persona të tjerë.

Celtic Supporters club Albania

LIVE – For the first time in Albania: 🍀🇦🇱 CELTIC SUPPORTERS CLUB ALBANIA! 🇦🇱🍀 #CelticFC 💚

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 9 juillet 2020