E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Meta: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim i ka shprehur Metës, edhe Presidenti i Sllovenisë gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Meta u shpreh se bashkë me homologun slloven, nënvizuan rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët.

Sipas kreut të shtetit shqiptar, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian,

”Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve. E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.’’, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...