E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

“Meta dha nënshtetësi VIP për të dënuarin me 30 vite burg”, reagon Presidenca

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Presidenca ka reaguar ashpër pas dëshmisë së gazetarit Adriatik Doçi, të dhënë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku tha se Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë një personi të dënuar për vrasje të 5-fishtë.

“Nga verifikimet e bëra, 90 për qind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë asnjë kontribut dhe nuk shquhen në ndonjë fushë të caktuar.

Në mes të 419 personave që kanë marrë nënshtetësi në emër të interesit kombëtar, është dhe një i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë.

Ai është Arsim Fadil Ramadani, i lindur në Kosovë. Nga verifikimet rezulton se gjeneralitetet e këtij personi në certifikatën që unë kam gjetur, dhe që ka nënshtetësi shqiptare, përputhen me atë që ka në dosjen e Presidencës.

Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta” si VIP. Arsim Ramadani është dënuar në të 3 shkallët e gjyqësorit. Ka vuajtur 15 vite burg dhe në 2017 është falur me dekret presidencial”, tha Doçi.

Në kundërpërgjigje, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar duke kërkuar “izolimin e menjëhershëm” të gazetarit Doçi, që sipas tij, mashtroi publikisht, dhe para Komisionit të Sigurisë. Blushi shprehet se Doçi hodhi sot shpifje dhe akuza tepër të rënda, duke mashtruar publikisht opinionin publik.

Statusi

KryeDoçi i Malavitës, ky militant i përvëluar i “Rilindjes”, zhgarravitës ordiner në një media të dyshuar nga vetë zyrtarë të lartë të PS për financime të errëta, hodhi sot shpifje dhe akuza tepër të rënda, duke MASHTRUAR publikisht opinionin publik dhe më rëndë akoma, Institucionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për rastin e marrjes së shtetësisë shqiptare të një ish-luftëtari të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS.

Sqarojmë se për rastin në fjalë, Presidenti i Republikës ka marrë në konsideratë kërkesën e titullarëve të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe :   Humbi mikun e dashur, mesazhi prekës nga presidenti Meta
Lexo edhe :   Bes Kallaku, ditëlindje pa masa anti-covid, gjobiten dhe Meta me Kryemadhin

Ky shtetas, referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, çertifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR.

Gjithashtu edhe nga Institucioni përgjegjës i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vërtetohet me shkresë zyrtare, se ky shtetas, NUK E CËNON SIGURINË KOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

I bëjmë THIRRJE PUBLIKE DHE I NXISIM me forcë të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Kosovë, të reagojnë MENJËHERË, për të izoluar, nisur menjëherë hetimet dhe për të vendosur PARA PËRGJEGJËSISË PENALE KryeDoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”, për të gjitha këto shpifje të ndyra dhe ordinere që meritojnë përgjigje të menjëhershme ligjore, për më tepër të bëra sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Ky individ, prej kohësh duhej të ishte subjekt i drejtësisë shqiptare për shantazhin kriminal, presionin e ulët dhe ndikimin e paligjshëm, të bërë ndaj Drejtores së Arsimit në Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij.

Por ta harrojë se me këto mjete të fëlliqura shantazhi, presioni, shpifjesh ordinere dhe presione të ulta që po përdor sëfundmi dhe ndaj Institucioneve më të larta shtetërore, do të mund t’i shpëtojë drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë!

Ose të tregojë urdhëruesit dhe kush fshihet pas këtyre sulmeve ose përgjegjësia penale do të jetë vetëm mbi të!

Heronjtë dhe Dëshmorët e Kosovës dhe familjarët e tyre për këlyshët e UDB, terroristë quhen akoma, por për të gjithë shqiptarët ata janë familjarë të Heronjve, patriotëve dhe atdhetarëve.

DREJTËSISË NUK DO T’I SHPËTOJË ASKUSH QË KONSUMON VEPRA PENALE!

PËR KËTË TË JENË TË QARTË TË GJITHË!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...