Meta denoncon: Sipërmarrësi u kërcënua pasi postoi një foto me mua

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë sërish në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku denoncoi rastin e një sipërmarrësi, i cili i ështe kërcënuar pasi ai kishte postuar një foto me Kreun e Shtetit.

Takimi i operatorit turistik u zhvillua me Metë në maj të vitit 2020, për të kërkuar lehtësira për biznesin e tij gjatë pandemisë.

Por, që nga ai moment, sipërmarrëso është mbajtur në vëzhgim dhe se sipas Metës, qeveria e ka gjobitur herë pas herë me pa të drejtë.

Ilir Meta: ”E kam regjistruar më vonë. Ai më thonë, Erion Mane nga Matias Travel ju shqetson, kam diçka shumë serioze nga patronazhistët. Sa për të qeshur dhe për të qarë. Më tha që biznesi ka shumë kohë që kërcënohej. Më tha se dua të përballet në emission të drejtpërdrejtë, nuk më tremb asgjë, as gjobat e këtyre horrave. Jua rithem, jam Erion Mane, më i shkatërruar se jam nuk bëhet. Në 2021-n të gjobitesh sepse publikon foton e një politikani është të kërkosh azil politik dhe më çon numrin e Blendi Ginxhes dhe Blendi Fevziut.

Më pas më dërgon një bisedë me Gonxhen kur ai i kërkon llogari se përse gjobitet nga një polic rrugor, kur jam licencuar. Më pas ai i ka nisur foton e një shefeje të LSI-së. më thotë që ka qenë tek debate tek Fevziu në lidhje me bllokimin e trafikut ajror. Ky numër nuk ka ekzistuar në celularin tim. Zotëria ështëtakuar për herë të fundit me muaj në maj të vitit 2020, kur një grup operatorësh kërkuan lehtësi për shkak të pandemisë. Pasi kabërë një postim, është vënë nën survejim dhe kanë nisur gjobat e paligjshme.”