E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Meta dekreton emërimin e Ramës si kryeministër

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka dekretuar Edi Ramën kryeministër për të formuar qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Shkresa për dekretin e Ramës, iu dorëzua pak ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Në atë shkresë kërkohej që Rama të ishte kryeministër i Shqipërisë, i propozuar nga Partia Socialiste.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka nisur dje punën. U mbajtën dy seanca plenare, ku seanca e parë ishte më shumë formale ku u ngrit Komisioni i Verifikimit të Mandateve. Në seancën e pasdites përfaqësuesja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Klotilda Bushka lexoi emrat e 140 deputetëve të rinj që do të përbëjnë Parlamentin e ri të Shqipërisë. Pasi Komisioni konfirmoi emrat, drejtuesja e seancës Luljeta Bozdo lexoi emrat e deputetëve, dhe ata u betuan me radhë njëri pas tjetrit. Pas kësaj nisi procesi i votimit për kryetarin e Kuvendit, ku nuk munguan incidentet.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Lexo edhe :   Meta i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Ramës

Tiranë, më 10.09.2021

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...