E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Meta dekoron ish-futbollistin e njohur me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme ish-futbollistin e njohur Genc Tomorin me titullin “Mjeshtër i Madh”.

“Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...