Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta dekoron Hueyda El Saied (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i Madh”

13:30 | 24/06/2022
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Meta dekoron Hueyda El Saied (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” artisten e spikatur shumëdimensionale, si dhe mbrojtësen e të drejtave të njeriut, Hueyda El Saied (pas vdekjes): “Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore.”

Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëve, kolegëve, artistëve dhe personaliteteve të shumtë të artit të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh:

“Jemi mbledhur sot së bashku, të nderojmë një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, një piktore, shkrimtare, prezantuese televizive, balerinë profesioniste, një juriste dhe një aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut si Huejda el Sajed (Hueyda El Saied).

Jeta e Huejdës ka qenë shumë dinamike. Nga diplomimi në Liceun Artistik te studimet e larta për drejtësi, e ato pasuniversitare për ‘Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane’.

Ajo ndërtoi një karrierë tepër të pasur artistike e profesionale dhe pati privilegjin të punonte në fusha dhe zhanre të ndryshme, si në balet, pikturë, televizion e teatër, gazetari, dhe si juriste në fushën  e të drejtave të njeriut.

Huejda ishte një artiste shumëdimensionale. Ajo filloi të pikturonte në vitet 1990-të dhe puna e saj ra shpejt në sy të agjentëve dhe adhuruesve të pikturës.

Ekspozitat e saj janë hapur në shumë vende të botës si: Dubai, Luksemburg, Paris, Stokholm, Nju-Jork, Zyrih,  etj.

Huejda el Sajed u bë e njohur për stilin unik dhe talentin e saj në zgjedhjen e tematikave dhe në kombinimin e ngjyrave. Përmes punimeve të saj shprehëse, do të transmetonte gjithmonë mesazhe sociale.

Huejda ka pasur gjithmonë një karrierë të pasur në televizion, si prezantuese e lajmeve, apo dhe  në drejtimin e shumë emisioneve.

Të gjithë e kujtojmë Huejdën si balerinën aq profesioniste në shfaqjen televizive ‘12 vallëzime pa një të shtunë’.

Si balerine e talentuar spikati edhe në Itali e në Francë, ku u zhvendos e ku vijoi karrierën e saj edhe si koreografe.

Përkushtimi i saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, ishte një tjetër aspekt i figurës së saj.

Huejda ka qenë nga artistet e para, që në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile, organizoi ankandin e parë bamirës të pikturave, në ndihmë të fëmijëve.

Ndërkohë që angazhimi në aktivitete kundër trafikimit të qenieve njerëzore apo artikujt në media të ndryshme për çështje sociale e qytetare, e pasuruan me një tjetër dimension jetën e saj.

Huejda u largua shumë shpejt nga kjo jetë, kur kishte ende shumë për të dhënë, por në këtë hark kohor të shkurtër, ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plotë arritje dhe shkëlqim.

Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë.

I përjetshëm kujtimi i Huejda el Sajed (Hueyda El Saied)!

Tags: Hueyda El Saiedilir metaMjeshter i Madh

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, “dritë jeshile” edhe Shqipërisë

Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, "dritë jeshile" edhe Shqipërisë

Votimi i Kuvendit bullgar, Meta: Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike

Votimi i Kuvendit bullgar, Meta: Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike

“Është e dhëna më dramatike në këto 30 vite”, Rama: Bashkitë s’krijojnë të ardhura, s’ka më tolerancë

Bullgaria miraton propozimin e Macron/Rama: Shpëtuat fytyrën e vendit, BE të veprojë shpejt!

JU REKOMANDJOMË

Kosovë, 12 viktima dhe mbi 500 raste të reja me koronavirus

Kosovë, mbi 70 raste të reja me koronavirus

1 vit ago
Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse shtohen të infektuarit

Brataj e pranon: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri, jemi në një çast kritik

1 vit ago
Çfarë po e dëmton imazhin e Shqipërisë, hashashi apo gomat e djegura?

Çfarë po e dëmton imazhin e Shqipërisë, hashashi apo gomat e djegura?

3 vjet ago
Thaçi në Mal të Zi: Kosova do ta formojë ushtrinë e saj

Thaçi në Mal të Zi: Kosova do ta formojë ushtrinë e saj

4 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com