E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Meta dekoron Batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku”

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot në një ceremoni të veçantë, kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vitesh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Millosheviçit, ndaj popullsisë së pambrojtur civile të shqiptarëve kosovarë.

Presidenti Meta dekoroi Batalioni “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”:  “Me mirënjohje për ndjenjat më të larta atdhetare; si dhe në vlerësim të kontributeve të jashtëzakonshme të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë të këtij batalioni, të cilët bënë sakrificat më sublime për çlirimin e Kosovës, dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik në trojet shqiptare”.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, anëtarit të Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut Mark Gjonaj, pjesëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan, familjarëve dhe të afërmve të tyre, Presidenti Meta vuri në dukje rolin e pazëvendësueshëm që diaspora shqiptare ka dhënë dhe jep për Kosovën dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj i shprehën mirënjohjen kreut të shtetit shqiptar dhe vunë në dukje kontributin e Presidentit Meta për suksesin e këtij udhëtimi si dhe mbështetjen e tij për vendosjen e flamujve kombëtarë përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Prishtinë, për nder të Batalionit “Atlantiku”.

“Kemi një kërkesë në emër të këtyre zotërinjve dhe zonjave, modele dhe frymëzim për brezat e ardhshëm, duke ju falënderuar për njohjen që i keni dhënë diasporës sonë për sakrificat e tyre, që për 14 mijë të rënët në Kosovë, 1696 të zhdukurit që ende nuk janë gjetur, 20 mijë gratë e përdhunuara, që ju zoti President të adoptoni simbolin e shqiponjës së zezë për të gjitha viktimat shqiptare, ose çdo simboli tjetër të përshtatshëm, sepse ka ardhur koha për të nderuar të gjithë ata që kanë shërbyer, të gjithë veteranët dhe për të vënë në dukje përndjekjen ndaj së cilës jemi ekspozuar ne të tërë.” – theksoi Gjonaj.

Lexo edhe :   Meta sulmon Bashën dhe Kryemadhin: ‘Faqezinj që lanë mandatet’
Lexo edhe :   U shkarkua me 104 vota/ Meta bën deklaratën e fortë pas shkarkimit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...