E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Meta: Çështjen e moralit e kam shumë të rëndësishme në politikë!

Sikur të mos mjaftonte Berisha dhe Rama, tashmë kryetarit të PD-së i është shtuar edhe një tjetër armik. Kryedemokrati Basha tashmë duhet të përballojë edhe Metën. Kreu i shtetit, ilir Meta, në një intervistë për mediat ka deklaruar këtë mbrëmje se është një politikan koherent, që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.

“Jam një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë”, tha Meta. Ai u fokusua tek veprimet e opozitës dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se i është lutur me lot në sy që të shtynte zgjedhjet lokale.

“Kryetari aktual i papjekur i PD-së mu lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme, dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë, kryetari i papjekur i PD-së, u detyrova të shtyja zgjedhjet”, tha Meta.

Meta nënvizoi ndër të tjera se djegia e mandateve nga opozita dhe zerimi i saj në pushtetin vendor, janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditën themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë.

“Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon”, tha Meta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...