E mërkurë, 8 Prill, 2020
6 C
Tirana

Meta bën lëvizjen e radhës, paralajmëron dekretin kundër grushtit të shtetit

Lexo edhe ...

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

Presidenti Meta, teksa njofton drejtorin e Policisë së Shtetit për manifestimin e 2 marsit, thotë se në këtë ditë do të nënshkruaj edhe dekretin e parë kundër grushtit të shtetit.

Në letrën në fjalë, Meta shprehet se qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre, mbi të gjitha institucionet e Republikës.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara popullit, të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit. Po sipas Kreut të Shtetit, i gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike, që do të përçojë në këtë manifestim.

Presidenti ka zbuluar edhe moton e këtij manifestimi: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”.

Aktiviteti do mbahet në datë 2 mars, në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur.

Letra e plotë:

Në mbështetje të nenit 47, 86 pika 1, 88 pika 3, 93, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe referuar procedurave të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju informojmë zyrtarisht se, SH.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave të Tij kushtetuese si President i Republikës, do të organizojë një manifestim paqësor me qytetarët shqiptarë ditën e hënë në datë 2 mars 2020, ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë.

Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi një partiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim.

Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”.

Sa më sipër, në zbatim të nenit 5 të ligjit të sipërcituar, ju bëjmë me dije se:

–        Drejtues i këtij manifestimi paqësor është SH.T.Z. Ilir Meta, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë.  Organizator dhe persona kryesor ndihmës të këtij manifestimi, do të jenë zoti 1. Zoti Bahri Shaqiri, Këshilltar i Presidentit, 2. Zoti Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit, 3. Zoti Shemsi Premçi, Këshilltar i Presidentit, me adresë Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

–        Aktiviteti do mbahet më datë 2 mars 2020, ora 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është i hapur.

–        Numri i pjesëmarrësve është jashtë çdo parashikimi.

–        Numri i personave të tjerë ndihmës në këtë manifestim është në varësi të kontributit të secilit qytetar që do të shprehë dëshirën dhe angazhimin për të marrë pjesë.

–        Qytetarët janë ftuar të kenë me vete Flamuj Kombëtar dhe buqeta me lule mimoze të frekëta që paralajmërojnë ardhjen e pranverës Kuq e Zi për të gjithë shqiptarët e bashkuar kudo janë.

–        Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, ndërkohë që Presidenti i Republikës, kërkon nga ana juaj që të merrni masat respektive për garantimin  e rendit dhe sigurisë publike në datën dhe orarin e njoftuar.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT