E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Mesut Ozil largohet nga Arsenali, ja ku do të vazhdojë karrierën

Mesut Ozil do të vazhdojë karrierën në Turqi me klubin e Fenerbahçes. Mesfushori i Arsenalit raportohet të ketë arritur akordin me verdheblutë për të luajtur me ta, teksa thuhet se është hedhur edhe firma, me zyrtarizimin që pritet në orët e ardhshme.

Mediat në Turqi shkruajnë gjithashtu se ish-futbollisti i Real Madridit ka refuzuar ofertën e klubit amerikan DC United.

Ozil nuk ka luajtur që prej muajit mars të vitit të kaluar, ndërsa trajneri Arteta nuk e ka grumbulluar as për ndeshjet e kampionatit dhe Ligës së Europës.

Rënia në formë e tij ka bërë që drejtuesit ta lënë mënjanë mesfushorin turko-gjerman.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...