Lionel Messi pritet t’i shpëtojë burgut pasi do të konvertojë në gjobë dënimin e dhënë nga Gjykata Supreme e Spanjës. Duke qenë se dënimi është nën 2 vjet (21 muaj), Messi do t’i paguajë një gjobë të majme shtetit spanjoll.
Ylli i Barcelonës u dënua nga Gjykata Supreme e Spanjës për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave dhe rrjedhimisht edhe fshehjes së taksave. Lojtari i Barcelonës, u akuzua për fshehje të 4.1 milionë euro në Thesar në vitin 2007, 2008 dhe 2009. Ndërsa nga mosdeklarimi i ardhurave prej tij në Spanjë u tatua në shumën 10.1 milionë nisur edhe nga të drejtat e imazhit. Ndërsa dënimi për babanë e tij, Jorge, është reduktuar në 15 muaj.
“Më 7 korrik 2016, Gjykata e Barcelonës dënoi argjentinasin dhe babanë e tij, Jorge Horacio, me 21 muaj burg për tre vepra fiskale. Vendimi i parë u apelua nga avokatët e Messit dhe duke qenë një dënim më pak se dy vjet gjyqtari kishte mundësi të pezullojë burgosjen e lojtarit”, shkruan AS.