Aktualisht janë të shumtë në numër personat që janë kuriozë të dinë nëse Vladimir Putin do mbetet në pushtet apo jo, dhe nëse jo, kush do ta zëvendësojë atë.
Putin thuhet se do zëvendësohet nga Dmitry Medvedev.
“Medvedev është pasardhësi numër një, pasi ai ka përvojën e të punuarit si President dhe vetëm atij mund t’i besojë Putin për t’i përmbushur detyrat e vështira”, ka deklaruar Ilya Graschenkov, zyrtar i qeverisë ruse.
Sipas tij, Medvedev është një politikan i promovuar dhe gjithë vendi e njeh atë. Ai ka peshë të lartë, burime të fuqishme financiare e administrative, shkruan “gazetaexpress” .