E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Mesdhe/ 573 migrantë të shpëtuar nga anija ‘Ocean Viking’ zbarkojnë në Itali

573 emigrantë të grumbulluar nga anija e shpëtimit ‘Ocean Viking’ në Mesdhe zbarkuan në Itali.

Të gjithë lanë anijen të shtunën në mbrëmje, në portin italian të Augustas sipas organizatës SOS Mediterranee që administron anijen. Së pari, të premten, të miturit dhe njerëzit që kishin nevojë për kujdes specifik mjekësor ishin të parët u lejuan të dilnin në breg. Autoritetet italiane kanë urdhëruar një karantinë 10-ditore për ekuipazhin e Ocean Viking. Anija kishte kërkuar një port të sigurt prej ditësh pasi shpëtoi emigrantët në një seri operacionesh në Mesdheun qendror.

Sipas SOS Mediterranee, varka kreu gjashtë misione shpëtimi për të shpëtuar emigrantë anijet e të cilëve ishin gati në mbytje në ujërat malteze dhe libiane.

Ocean Viking ishte së fundmi anija e vetme midis disa organizatave jo-shtetërore që operonin misione shpëtimi në det, pasi anijet e tjera janë mbajtur në port ose janë duke u përgatitur për misionet e ardhshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 740 migrantë u mbytën në Mesdhe këtë vit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...