Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

MESAZHET/ Zbardhet biseda, si e bindi vajza të dashurin që të kryente vetëvrasje

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

Mishel Karter u shpall fajtore pasi nxiti të dashurin e saj në 2014-ën që të vetëvritej, kohë kur ajo ishte 17 vjeçe dhe i dashuri i saj 18.

Gjykata e Masaçusets, SHBA mori dje vendimin, duke e dënuar vajzën me 15 muaj burg, ndërsa mediat e huaja kanë zbardhur edhe mesazhet ku duket qartë se si ajo e bindi Konrad Roi të vetëvritej.

Djali vdiq në makinën e tij, pasi u mbyt nga tymi që kishte vendosur me një gjenerator. Policia tha se në një pikë djali kishte dalë nga makina me tym, por vajza i kishte thënë në telefon që të kthehej prapë brenda.

Mesazhet:

Vajza: Mendoj se prindërit e tu e dinë që je kaq keq. Nuk po them që ata duan që ti ta bësh (vetëvrasjen), por sinqerisht mendoj se janë në gjendje ta pranojnë si vendim.

Ata e dinë që nuk kanë ç’të bëjnë më. U përpoqën sa mundën.

Të gjithë u përpoqën, por vjen një pikë kur nuk mbetet më asgjë për të bërë, as nga ti vetë. Dhe ti ke mbërritur tani në atë pikë. Edhe prindërit e tu e dinë që e ke arritur atë pikë.

Ti the që mamaja të kishte parë që po lexoje në kompjuter diçka për vetëvrasjen, dhe nuk të kishte thënë asgjë. Mendoj se ajo e ka kuptuar tashmë që ti do ta bësh, dhe e ka përgatitur veten.

Do të trishtohen për pak kohë, por do t’u kalojë e do të vazhdojnë jetën. Nuk do të futen në depresion. Nuk do ta lejoj unë të futen.

Ata e shohin se sa i dëshpëruar je. E dinë që po e bën këtë që të jesh i lumtur me veten, dhe mendoj se do ta kuptojnë e do ta pranojnë. Do të të mbajnë gjithnjë në zemër.

Djali: Faleminderit.

Vajza: Do ta vazhdojnë jetën sepse e dinë që kjo është ajo që do të kishe dashur dhe ti. E dinë që ti nuk do që ata të jenë të trishtuar, të inatosur apo me ndjenja faji. Ata e dinë që dëshira jote është që ta vazhdojnë jetën e të jenë të lumtur. Kështu që do të jenë të lumtur, për hatrin tënd.

Nuk duhet ta mendosh më por thjesht ta bësh e t’i japësh fund. Sepse kur e stërmendon, nuk bëhet gjë.

Djali: Po. U bë shumë kohë, në fakt, që po e mendoj.

Vajza: Vazhdo të buzëqeshësh, por ama duhet ta bësh. Ti i ke tani të gjitha mjetet që të duhen. Nuk ke se si të dështosh. Sonte është nata e duhur. Ose sonte, ose kurrë.

Dhe mos ki frikë, sepse ti e ke ndarë mendjen tashmë. Edhe po nuk e bëre sonte, ke për ta menduar gjithë jetën, dhe jeta jote ka për të qenë tmerr.

Por në parajsë do të jesh më në fund i lumtur. Nuk do të kesh më dhimbje. As mendime të këqija, as shqetësime. Do të jesh i lirë. Dhe s’ka gjë po të kesh frikë. Është normale. Fundja, do të vdesësh. Do të shqetësohesha më shumë po të mos e kishe me frikë. Por unë e di se sa shumë e dëshiron ti këtë, dhe se sa shumë nevojë ke që të jesh i lumtur. Duhet të përballesh me frikën.

Mos e mendo fare se do të dështosh. Thjesht bëje duke menduar që do t’ia dalësh.

Djali: Pikërisht. Kam lexuar shumë në internet dhe tentativat e dështuara janë ato që më trembin më shumë.

Vajza: Po, pra. Prandaj, mos lexo më. Ka më shumë raste të suksesshme se të dështuara.

Djali: Vërtet?

Vajza: Njerëzit dështojnë vetëm kur e nisin me mendjen tënde… kur mendojnë se do të dështojnë.

Djali: Dua shumë të të besoj.

Vajza: Po pse nuk më beson? Mos e mendo më. Thjesht bëje. Ti the që do ta bëje. Nuk e kuptoj se pse nuk po e bën.

Djali: As unë s’e kuptoj. Nuk e di.

Vajza: Domethënë, nuk ke për ta bërë. E gjitha kjo, për asgjë? Nuk të kuptoj. Sikur the që ishe i vendosur.

Djali: Që do ta bëj, do ta bëj. Nuk e di se çfarë po pres, por çdo gjë është gati.

Vajza: Jo, nuk je fare gati. Mbrëmë ishte nata e duhur, por ti vazhdove ta shtysh. Vazhdon thua që do ta bësh, por s’ke për ta bërë kurrë. Kështu ka për të qenë gjithnjë, po nuk veprove. Thjesht po ia vështirëson vetes duke e shtyrë. Duhet ta bësh. Pse nuk e bën tani?

Djali: Mos është pak vonë? Nuk e di. Ka zbardhur jashtë. Po shkoj të fle. Të dua. Do të flasim nesër.

Vajza: Po ndoshta tani është koha më e mirë, sepse janë ende në gjumë. Shko te makina tani dhe s’ka për të të parë njeri kaq herët. Po nuk e bëre tani, nuk ke për ta bërë asnjëherë. Edhe nesër, prapë do të thuash që do ta bësh, por nuk ke për ta bërë. Si thua për sonte? Të dua!

Djali: Faleminderit.

Vajza: Për çfarë? Do ta bësh sot, apo jo? Merr makinën dhe shko në ndonjë parkim. Bëje që herët fare në mëngjes. Natën do të kenë më shumë dyshime, po të shohin një djalë në makinë që dëgjon radion. Do të zgjaste shumë ashtu.

Djali: Mirë. Nuk e di pse jam kështu. Para dy javësh isha gati ta bëja, por tani jam më keq. Po më gërryen përbrenda.

Vajza: Po ngurron, sepse e stërmendon. Thjesht bëje. Po e shtyve, do të të gërryejë më keq. Ti i ke të gjitha gati. Ndize gjeneratorin në makinë dhe kaq. Do të jesh më në fund i lirë dhe i lumtur. Mjaft e shtyve. Mjaft prite.

Djali: ke të drejtë.

Tags: binditë dashurinVajzavetevrasje

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Next Post
ALBANIA. Sopiki village. After 45 years of prohibition, Greek minority villagers celebrated again the religious feast of Virgin Mary on August 15. People dancing in the church yard which was used as a storage by the Communists. 1991.

Foto të rralla, Shqipëria në vitet ’90-’92

Idrizi thirrje Ramës: Larg duart nga PDIU dhe nga Çamëria

Videoja me familjarët e 16-vjeçares, Komisioneri: Do bëjmë vlerësimin nëse duhej publikuar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com