E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

Mesazhet e fshehura pas arredimit të Zyrës Ovale të presidentit Xho Bajden

Çdo president i ri duhet që ta rikonstruktojë Zyrën Ovale sipas shijes së tij personale. Por pak prej tyre kanë bërë një arredim të tillë plot simbolika,për të përçuar mesazhe të nënkuptuara siç ka bërë presidenti aktual Xho Biden. Ja cilat janë mesazhet e fshehura të disa prej objekteve të vendosura në zyrën e njeriut më të pushtetshëm sot në botë.

Një gur shkëmbor nga Hëna i vendosur në një raft librash, dhe një portret i Benxhamin Frenklin, nënkuptojnë dashurinë dhe respektin që Bajden ka për shkencën. Guri është marrë nga astronautët gjatë misionit“Apollo 17”. Me simbolika të tilla, Bajden e bën të qartë se ai do të ndjekë shkencën, por nga ana tjetër u rikujton njerëzve ambicien dhe këmbënguljen e Amerikës në realizimin  synimeve të saj.

Një tryezë e mbushur plot me fotot e familjes,tregon se sa domethënie të madhe ka familja për të. Midis fotove spikat ajo e djalit të ndjerë të presidentit amerikan, Bio, që vdiq në vitin 2005 nga një tumor në tru.

Para vdekjes së Bios, zëvendëspresidenti i atëhershëm Bajden tha se kishte plane për të garuar për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Por në fund zgjodhi të mos kandidonte, pasi mendonte se nuk kishte kapacitetin e duhur emocional për shkak të vdekjes së djalit të tij.

Ndërkohë, një fotografi me Papa Françeskun i kujton publikut besimin e tij katolik. Ai është në fakt presidenti i dytë katolik i SHBA-së, pas Xhon Kenedit, teksa shumica i përkisnin rrymave të tjera të Krishterimit.

Qilimi ngjyrë blu i errët, mund të jetë një simbol për 47 vitet e tij të shërbimit në radhët e Partisë Demokratike. Një qilim me ketë ngjyrë u pa për herë të fundit në Zyrën Ovale gjatë administratës së Bill Klintonit. Bajden zëvendësoi kështu qilimin ngjyrë kremi ​​të ish-presidentit Donald Trump.

Perdet ngjyrë ari mund të sinjalizojnë besueshmërinë e tij. Xho Bajden ka zgjedhur të mbajë perdet e përdorura edhe nga paraardhësi i tij Donald Trump, të cilat më parë ishin varur në Zyrën Ovale të presidentit Bill Klinton.

Sipas “Color Psychology”,ndërsa ngjyra e arit lidhet zakonisht me pasurinë dhe suksesin, ajo mund të simbolizojë gjithashtu ndjekjen e rregullave dhe respektimin e autoritetit, dhe të qenit besnik, i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i kujdesshëm.

Portretet e rivalëve të tij politikë Tomas Xheferson dhe Aleksander Hamilton, tregojnë shpresën e Bajden për bashkëpunimin dypartiak. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së përurimit, ai foli gjatë mbi bashkëpunimi ndër-partiak dhe unitetin, dhe 2 pikturat në zyrën e tij e ilustrojnë këtë. Ndërkohë, zyra për shtyp e presidentit të ri tha për “Washington Post” se ato ishin “shenja dalluese se si dallimet në mendime, janë thelbësore për demokracinë”.

Lexo edhe :   SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Heqja e flamujve ushtarakë, mund të sinjalizojë një epokë të re për ata që shërbejnë në ushtrinë amerikane. Gjatë presidencës së tij Trump pati një vëmendje të veçantë për ushtrinë, pavarësisht nga një marrëdhënie në fund e tensionuar me Pentagonin. Dhe heqja e flamujve nga Bajden, dhe zëvendësimi i tyre me një flamur amerikan dhe një flamur me vulën presidenciale, mund të sinjalizojë një fillim të ri.

Lexo edhe :   Zyrtarët e Nju Jorkut ndryshuan numrin e vdekjeve në azile

“Unë do të jem një komandant i përgjithshëm, që do t’i përmbahet gjithmonë detyrimit tonë më të shenjtë për të mbrojtur burrat dhe gratë tona nën uniformë, duke nderuar sakrificën që bëjnë ata dhe familjet e tyre”- u shpreh Biden gjatë fushatës.

Një nga urdhrat e parë ekzekutivë që ai nënshkroi me marrjen e detyrës ishte shfuqizimi i ndalimit të personave trans-gjinorë nga shërbimi në ushtri, firmosur më herët nga Trump.

Ndërkaq, bustet dhe portretet e inovatorëve në shkencë dhe aktivistëve në shoqërinë civile, mund të tregojnë se ai po kërkon të miratojë politika më progresive. Kështu, bustet dhe portretet e Frenklin Ruzvelt, Robert Kenedi, Martin Luter King Jr., Roza Parks, Eleonor Ruzvelt dhe aktivistit të të drejtave civile Çesar Çavez, parathonë një presidencë progresive.

Një skulpturë me kalë dhe një kalorës hipur mbi të nga një skulptor i popullit Apash të indianëve të Amerikës, mund të demonstrojë përkushtimin e Bajden ndaj diversitetit. Skulptura e realizuar nga skulptori nga Santa Fe Alan Huzer i përkiste senatorit të ndjerë Daniel Inuje, që ishte i pari japonezo-amerikan i zgjedhur në Kongres dhe Senat. Kjo mund të nënkuptojë përkushtimin e Bajden ndaj diversitetit. Dhe në fakt,ka ndërtuar një nga kabinetet më të larmishme në historinë amerikane.

Një kuti stilolapsash mund të tregojë një rikthim tek politika më tradicionale e SHBA-së. Trump donte t’i nënshkruante urdhrat ekzekutivë me stilolapsa me bojë të zezë të trashë, në stilin e autografeve që japin vipat e famshëm për fansat , por koleksioni i stilolapsave tradicionalë të Bajden, që përmban firmën e tij në ar, mund të sinjalizojë një kthim në politikë-bërjen më tradicionale.

Burimi i lajmit: https://www.insider.com/biden-oval-office-decoration-hidden-meaning-symbolism-2021-1

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk

Ish-kryeministri Sali Berisha, është i bindur se Partia Demokratike po shkon drejt fitores së sigurt të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në PolitikOn,...

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara...