Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, jep alarmin se mesatarja ditore e të prekurve nga koronavirusi është mbi 400. Kjo shifër e lartë ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë.
Teksa ka analizuar situatën, ai citon se mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Duke parë trendin në rritje të të infektuarve dhe nëse vijon kjo situatë kështu, për rrjedhojë për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit.
Ai fajëson qeverinë, duke pretenduar se gjithçka është nën kontroll dhe duke krijuar një siguri të rreme.
Statusi
Jeta në Shqipëri vazhdon sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur. Deklaratat zyrtare se “gjithçka është nën kontroll” krijojnë një siguri të rreme e cila i hedh edhe më tepër benzinë zjarrit të epidemisë pasi “në se gjithçka është në kontroll, pse duhet të kujdesen qytetarët??!!”
Ministrja e shëndetësisë publikon statuse me gjyshë që fitojnë shikimin në sajë të një lenteje që blihet ca dhjetëra euro dhe harron gjyshët e tjerë për të cilët familjarët po shpenzojnë mijëra euro për ilaçe dhe oksigjen.
Ndërkohë muaji nëntor ka hyrë i frikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit.
Në se tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit!
A po mendon dikush të veprojë?!
A kemi shtet?!