Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, Ervin Nelaj ka rënë prangat e policisë.
Ndaj 38-vjeçarit, është ekzekutuar masa e sigurisë ‘’Arrest me burg, pas një hetimi 9 mujor.
Dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës, ai ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.
”Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.’’, informon policia.
Operacioni policor i koduar ‘’Aluizni’’, u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.