Pas bllokimit dy mujor nga koronavirusi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit.
KMSH iu ka dërguar një letër të myftinive në vend, duke i bërë të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.
Xhamitë do të duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi. Po ashtu besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi dhe të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.