Merret vendimi, ja në cilin stadium do të luhet sfida Spanjë-Kosovë

Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar edhe stadiumin ku do të zhvillohet përballja ndaj Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Twitter, bëhet me dije se ky takim është planifikuar të zhvillohet në stadiumin e Sevijas, “La Cartuja”.

Flitej që sfida mes Spanjës dhe Kosovës të zhvillohet në një terren neutral për shkak të problemeve diplomatike, pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Megjithatë, duket se palët kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe është vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Sevijas. Ky takim do zhvillohet me 31 mars 2021.