E mërkurë, 20 Janar, 2021
4 C
Tirana

Merret vendimi i papritur për gjyqtaren Margjeka: Më godasin se nuk i dhashë mandatin e Bashkisë Durrës

GjKKO lë në fuqi vendimin “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka. Me tone të larta dhe teksa ka patur përplasje me policinë, ajo tha se kërkoi praninë e medias, një kërkesë kjo që u refuzua. Sipas saj, gjyqi u bë i fshehtë dhe se nuk kanë asnjë provë.

“Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t’i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg, vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (përplaset me policët).

Mos më kap mor, ik ore andej, s’ka asnjë provë. Kërkova median në proces, nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar, kanë hall Vtetingun. Mos më prek moj, më lër të flas (bërtet).

Klodi të lutem se ty të besoj, merre dosjen dhe shikoje nuk ka asnjë provë. E kanë bërë gjyqin të fshehtë dhe me frikë, sepse dola përballë me një vendim të drejtë. E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës.

Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej.

Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime, le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin”, tha ajo.

Sot kur u shfaq pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, ajo kërkoi praninë e mediave në seancë, por u rrëzua për shkak të sekretit hetimor.

E gjithë kjo sipas saj ka ndodhur për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019.

“Salla është shumë e madhe. Le të futen gazetarët kjo çështje është sensitive. Do kërkoj shfuqizim sepse është absurditet. Nëse ju nuk ju lejojnë unë do kërkoj foni. Mori 6000 euro dhe liroi e trafikoi trafikantin, këto janë fjalë propagandistike të përgatitura me qëllim.

Lexo edhe :   Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare
Lexo edhe :   Afganistan, qëllohen për vdekje dy gjyqtare

Kanë goditur reputacionin tim, kam punuar për këtë punë, kam 4 diploma. Jam i vetmi gjyqtar që s’i kam dhënë mandatin një bashkie, është nul janë zgjedhje që nuk ishin zgjedhje. Mendova se do ta bënin dhe gjyqtarë të tjerë, askush s’do t’i çonte në burg. Unë do kërkoj që seanca të jetë publike. Nxirrni altorpalantet si në kohën e Enverit”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...