“Merret përmes hundës”, Skocia drejt ilaçit që të luftojë koronavirusin

"Nose exam, female patient, Canon 1Ds mark III"

Tashmë nuk është aspak çudi, që shtetet më të fuqishme të vihen në garë se kush do të nxjerrë në treg ilaçin që do shuaj përfundimisht koronavirusin. Shumë teste janë kryer, por ende nuk ka dalë në dritë një vaksinë.

Nëse të gjitha pritshmëritë janë tek vaksina, së fundmi po përflitet për një ilaç që mund të merret nëpërmjes hundës. Bëhet fjalë për një ilaç antiviral, që mund të merret nëpërmjet hundës dhe mund të shërojë koronavirusin.

Ai fiksohet në qelizat e mushkërive. Kjo është treguar nga disa prova laboratorike, por ende nuk ka një rezultat final. Shkencëtaret thonë se ilaçi, i njohur si Neumifil, ishte zhvilluar si një trajtim për gripin, por mund të jetë në gjendje të parandalojë COVID-19.

Një studim i Universitetit të St Andrews në Skoci, zbuloi se kjo mund të lidhej me proteinat me “majë” në pjesën e jashtme të virusit, dhe ta ndalojë atë të fiksohet në qelizat që gjenden në rrugët e frymëmarrjes.

Ende nuk ka gjë konkrete. Aktualisht janë kryer disa teste laboratorike. Rezultatet, të publikuara nga Public Health England, japin shpresë se ilaçi mund të përdoret për pacientët me koronavirus.