E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Merr vendime nën efektin e lëndëve narkotike”/Ish-ministri: Alla të shkarkohet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar videon e publikuar pak orë më parë, ku pretendohet të shihet kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar kokainë në një hapësirë publike.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se pas kësaj videoje Lefter Alla duhet të shkarkohet menjëherë.

Sipas tij, rasti i ish-kryebashkiakes Valbona Sako e cila dha dorëheqjen pas një lapsusi në të folur, nuk është asgjë para kësaj çështjeje. Manjani e cilëson qëndrimin në pushtet të Lefter Allës si të rrezikshëm, pasi sipas tij “merr vendime nën efektin e drogës”.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Bashkisë Durrës nuk bëri asgjë, me thënë të drejtën. Një lapsus në të folurën publike dhe iku!

Ky i Bulqizës është shoqërisht i rrezikshëm sepse merr vendime nën efektin e drogës, por i shkon mendja të rrijë…

Sigurisht, sepse mendja e përhumbur nga droga nuk arrin të kuptojë ku është e ç’bën!!!

Në kushte normale ky zotëria shkarkohet direkt nga Qeveria. Kuptohet, nëse kjo e fundit është esëll…

Çfarë degjenerimi! Nuk e mbajtën dot as një vit pushtetin që grabitën pa zgjedhje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...