Ndonëse u mundua që ta mbante të fshehtë lidhjen, Çiljeta Xhilaga u përfol në median rozë për romancën me portierin e ‘Partizanit’, Alban Hoxha. Pavarësisht se çifti kurrë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, ata janë kapur nga paparacët shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Zërat që qarkullojnë së fundmi flasin se çifti nuk është më bashkë. Hera e fundit që ata u panë bashkë ka qenë pas ndodhisë së nëntorit, ku Hoxha pati disa probleme me autoritetet, dhe Çiljeta u fotografua pranë tij.
Mirëpo, sipas burimeve pranë ‘Gazetës Shqiptare’ është mësuar se Albani dhe Çiljeta, prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndonëse ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’, duke lënë të kuptohet se mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre.