E premte, 30 Korrik, 2021
36.5 C
Tirana

Merr fund historia 22-vjeçare, Wenger do të largohet (Foto)

Po është e vërtetë, Arsen Wenger më në fund ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Arsenalit. Mëngjesi i sotëm ka filluar si çdo ditë, por tekniku francez mblodhi lojtarët dhe u tha: “Kam një lajm të keq, unë po largohem”. Pas lajmit tifozët e Arsenalit kanë qenë të ndarë, ndërkaq shumica e analistëve e kanë konsideruar Wengerin legjendë.

Shkaqet e largimit

Por cilat ishin shkaqet që trajneri 22 vjeçar i Arsenalit i dha fund karrierës me këtë klub fitoj ne Londër tre tituj të Premier Ligës dhe shtatë FA Cup?

Mes tyre renditen betejat me bordin, lufta e shtrenjtë e transferimeve, vendet bosh të stadiumit dhe pamundësia për ta kualifikuar skuadrën në Champions. Ky sezon ishte më i dobët për Wengerin që kurse është zgjedhur trajner i Arsenalit. Skuadra gjendet në vendin e 6’të më vetëm 54 pikë, por Arsenal është në Europa Ligë dhe ende shpreson ta përfundojë një sezon me një trofe.

Reagimet

Shqiptaro zvicerani Granit Xhaka ka reaguar pas dorëheqjes së Arsene Wenger nga Arsenali. “Të luaj nën urdhrat e tuaja një ëndërr e bërë realitet, një nder. Faleminderit bos, një legjendë e madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë dhe së bashku ta fitojmë një trofe në fund”, ka shkruar Xhaka.

Ish ylli dhe legjenda e Arsenalit Thierry Henry ka ndjenja të përziera sot pas largimit të Wengerit dhe ka thënë se tifozët duhet që të bëjnë gjithçka për t’i dhënë atij lamtumirën që e meriton.

E ardhmja

Henry thuhet se është kandidat për ta zëvendësuar Wengerin, megjithëse në krye të listës gjenden të dy gjermanë – Thomas Tuchel dhe Joachim Low. Wengeri i’u bashkua londinezeve në vitin 1996 nga klubi japonez Nagoya Grampus Eight, sipas mediave angleze është kontaktuara edhe nga Reali i madridit edhe nga PSG menjëherë sapo është marrë vesh lajmi i largimit të tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koka*na në kutitë e picave/Pronarja e makinës ishte një grua

Detaje të reja janë mësuar sa i takon aksionit të zhvilluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u prangosën 5 persona, dhe 1...

Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit

Nga Blendi Kajsiu (*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’.) Kritika që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi i bëri Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në krah...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës

Pas refuzimit për t'i pritur në zyrë dhe për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit...

Chelsea shijon golat e tij, Armando Broja gati për sfidat e shtatorit

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat...

Brazil/ Rio De Janeiro vaksinon banorët e getos si pjesë e një programi pilot

Mijëra banorë të një lagjeje të varfër në qytetin brazilian të Rio de Janeiros duhet të vaksinohen kundër koronavirusit në një projekt pilot. Projekti do...