E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Merkel paralajmëron masa më të ashpra kundër koronavirusit përgjatë dimrit

Liderët gjermanë janë dakordësuar për kufizime më të rrepta me qëllim të frenimit të koronavirusit, disa ditë pasi ky shtet ka raportuar për numrin më të madh të viktimave në 24 orë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka thënë kolegëve të partisë së tij që masat ekzistuese të kufizimit, me bare dhe restorante të mbyllura, janë të pakta për të kontrolluar virusin.

“Situata po bëhet shumë serioze, këto masa nuk do të jenë të mjaftueshme për të kaluar dimrin”, është cituar të ketë thënë ajo sipas pjesëmarrësve në një takim me ligjvënësit e bllokut të saj konservator.

Numri ditor i infektimeve nuk është duke u rritur shumë sikurse ditë më parë në Gjermani, ekonominë më të madhe në Evropë, mirëpo megjithatë shifrat janë të larta, duke përfshirë ato të viktimave.

Të dhënat e Institutit Robert Koch, që merret me sëmundje infektive në Gjermani, kanë treguar për 12,332 raste në 24 orët e fundit.

Numri i të vdekurve përgjatë kësaj periudhe është thënë se ka qenë 147, duke e çuar në 12,919, numrin e të vdekurve me koronavirus në Gjermani.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...