Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cilësoi pothuajse të përfunduar kohën ku besimi mbizotëronte duke iu referuar dukshëm marrëdhënies mes Evropës dhe SHBA-së, vënë në provë gjatë udhëtimit në Evropë të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Koha kur mund të mbështeteshim plotësisht tek njëri-tjetri pothuajse ka përfunduar. Është eksperienca ime këto ditët e fundit”, theksoi Merkel gjatë një mitingu në Mynih, në jug të Gjermanisë.
“Ne, Evropianët, duhet të marrim fatin tonë në dorë”, shtoi ajo.
“Ne duhet të luftojmë për fatin tonë”, nënvizoi Merkel, sipas të cilës marrëdhëniet me presidentin francez, Emmanuel Macron duhet të jenë shumë të ngushta.
Angela Merkel mbajti një fjalim në kryqytetin bavarez pas një samiti të G7-s (Gjermani, Francë, Japoni, Kanada, SHBA, Britani e Madhe) në Taormina, në Siçili, ku bashkimi i shtatë vendeve mes më të pasurave në botë u thye përballë një Donald Trumpi, i cili refuzoi të angazhohej në mbështetje të marrëveshjes së Parisit kundër ngrohjes klimatike.
Kancelarja gjermane i cilësoi bisedimet për klimën jo shumë të kënaqshme.