E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Merkato/ Reali gati për transplant, në listë dhe Kessie me Dybalan

2022 ka të ngjarë të jetë një vit i ndryshimeve të mëdha për futbollin. Ka disa lojtarë që do të hyjnë në vitin e fundit të kontratës së tyre dhe që kanë vështirësi në rinovimin e marrëveshjeve aktuale me ekipet përkatëse. Një situatë që do t’i përshtatej Real Madridit, që mund të futej bindshëm në treg.

Modric, Marcelo, Isco dhe Bale janë të parët që do të largohen dhe tani madrilenët duan sa më shumë afrime me parametër zero për kompensim. I pari është Kylian Mbappe, i cili do ta mbyllë kontratën e tij në qershor të vitit të ardhshëm nëse nuk merret që këtë verë.

Me të gjithashtu Eduardo Camavinga dhe Leon Goretzka, dy profile të tjerë shumë interesantë për Carlo Ancelottin, si dhe Paul Pogba dhe Franck Kessie. Mesfushori i Milanit e bëri të qartë se rinovimi i tij është një formalitet, por ndërkohë tratativa është ngadalësuardhe sipas ‘DonDiario’ Paul Dybala gjithashtu mund të përfshihet në këtë listë të synimeve ​​të Madridit.

Këta emra përfshijnë gjithashtu Niklas Sule, John Stones, Andreas Christensen dhe Mathias Ginter, por është e qartë se dy emrat që janë më joshës për tregun për momentin janë ata nga Serie A, (përveç Mbappesë). Të dy, si Kessie dhe Dybala, megjithatë, tani janë afër rinovimit të kontratës: për argjentinasin, pas kthimit të Allegrit, është tashmë një formalitet që mund të zgjidhet edhe para fillimit të kampionatit, të përqëndrohet vetëm në fushë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...