E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Merkato/ Liverpuli ka nisur ofertë për Saul Niguez, Simeone nuk e ka në plan

Liverpuli ka qenë i lidhur me një lëvizje për futbollistin spanjoll Saul Niguez gjatë gjithë këtij muaji dhe duket se gjigantët e Premier Ligës tani kanë paraqitur një ofertë konkrete për 26-vjeçarin.

Sipas raporteve nga ‘Sport’, Liverpuli ka ofruar rreth 34.5 milion paund për mesfushorin, por Atletiko Madrid nuk është i bindur. Raportimi gjithashtu thotë se Liverpuli mund ta sheqerosë marrëveshjen duke ofruar lojtarë si Xherdan Shaqiri apo Jordan Henderson. Shaqiri ka luftuar rregullisht për një vend titullari në Anfield por duket se kosovari duhet të largohet nga klubi për të luajtur rregullisht.

Ndërkohë, është raportuar se e ardhmja afatgjatë e Hendersonit në klub është në dyshim pasi të dy palët nuk arritën të bien dakord për një zgjatje të kontratës. Kapiteni i Liverpulit ka një kontratë me ‘Redsat’ deri në verën e 2023-shit.

Sa i përket Saulit, lojtari ishte gjithashtu i lidhur me Barcelonën dhe mund të kalonte gjatë kësaj vere. Futbollisti i kombëtares spanjolle nuk është më një lojtar kryesor për ekipin e Diego Simeones dhe një lëvizje drejt Anfieldit mund ta ndihmojë që të rifillojë karrierën e tij.

Liverpulit i duhet një zëvendësim cilësor për Gini Wijnaldumin dhe spanjolli 26-vjeçar sigurisht i përshtatet profilit. Saul mund të luajë në mesfushë dhe role mbrojtëse të shumta si Wijnaldumi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...

“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar ndaj një lajmi ku thuhej se drejtori i Kadastrës së Elbasanit është dhunuar. Marrë shkas nga ky...

“Këta s’kanë turp”, mjeku rikthehet në detyrë pasi e shkarkuan

Mjeku Petrit Vargu, i shkarkuar nga detyra disa muaj më parë, do të rikthehet së shpejti në detyrë, pas vendimit të formës së prerë...