E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Merkato/ Juventusi dhe Milani hyjnë në garë për lojtarin e Santosit: Kaio Jorge

Me kontratën që i skadon më 31 dhjetor, Kaio Jorge është një nga emrat më të ‘nxehtë’ në tregun e transferimeve, me Juventusin dhe Milanin të gatshëm të futen në garë për brazilianin.

Falë një kontrate që skadon për disa muaj dhe potencialit të padiskutueshëm, Kaio Jorge është kthyer në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve. Në moshën 19 vjeçare, sulmuesi tashmë ka shënuar 6 gola në 18 paraqitje në Kupën Libertadores, duke u shfaqur kështu me një CV interesante për disa klube evropiane. Atletico Madrid mbetet absolutisht vigjilent për djaloshin, edhe nëse në javët e fundit kanë qenë mbi të gjitha klubet italiane që kanë monitoruar nga afër situatën.

Në shënjestrën e Napolit për disa kohë, tani sulmuesi brazilian është vënë në qendër të një beteje të rëndësishme midis Juventusit dhe Milanit. Sipas informacionit të mbledhur nga Calciomercato.it, deri më sot të gjitha klubet italiane po punojnë kryesisht nga perspektiva e merkatos së dimrit, duke pasur parasysh që një ardhje e menjëhershme e lojtarit, përveç 10 milionëve të kërkuar nga Santos, do të përfshinte gjithashtu pagesën e komisioneve për agjentët. ‘Rossonerët’ gjithashtu kohët e fundit përsëritën interesin e tyre konkret për Kaio Jorge, por tentativa për një transferim të menjëhershëm nuk duket e pjekur, të paktën tani për tani.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...