E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Merkato/ Interi me probleme ekonomike, flitet për tjetër largim titullari

Pas Hakimit, një largim tjetër mund të jetë ai i Stefan de Vrij nga Interi. “Neraxurrët” duhet të mbledhin shuma të konsiderueshme për të kapërcyer vështirësitë ekonomike dhe për të financuar fushatën e merkatos së verës. Kështu, për disa kohë po qarkullojnë zëra rreth largimit të mundshëm të Lautaro-s apo Lukakut përballë ofertave të majme. Sidoqoftë, informacioni i fundit flet për mbrojtësin rreth një lamtumire të mundshme.

Mino Raiola, raporton ‘Tuttosport’, po punon që ta dërgojë de Vrij në Premier League. Agjenti i fuqishëm ka folur për klientin e tij me më shumë se një drejtor sportiv për të ‘hetuar’ tregun e mundshëm që ai mund të ketë në Angli. Interi, nga ana tjetër, është i vetëdijshëm se nëse shet një si De Vrij do të mund të refuzojë çdo ofertë për Lautaron dhe Lukakun në rast shitjeje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...