Republika Çeke e Patrik Schick është një nga surprizat më të mëdha të Euro 2020-ës. Nesër ish-lojtari i Romës do të luajë çerekfinalen kundër Danimarkës. Një rrugë që deri më tani e ka parë sulmuesin e Bayer Leverkusen si protagonist dhe drejtues absolut të ekipit të tij, nga goli nga mesfusha te largimi i Hollandës në raundin e 1/8-ave. Paraqitje që padyshim nuk kaluan pa u vërejtur dhe që çuan në një kthim të dëshirës edhe në Milano. 25-vjeçari, në fakt, është pëlqyer prej kohësh nga drejtuesit e kuqezinjve të cilët janë duke kërkuar një sulmues për të punuar së bashku me Zlatan Ibrahimoviçin.
Sipas ‘Sport Mediaset’, tashmë ka pasur kontakte midis dy klubeve për të diskutuar për Schick-un. Pozicioni i Leverkusenit është mjaft i qartë: për të privuar veten nga talenti i dikurshëm i Romës do t’ju duhen të paktën 40 milion euro. Një operacion shumë më i komplikuar sesa Giroud apo Jovic, të cilin milanistët mund ta financojnë vetëm përmes shitjeve si Leao apo Hauge , i cili duket i destinuar për Atalantën.