E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

“Mendova se ishte meme”/Rama shpërthen ndaj Ambasadës ruse për vaksinën

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar publikisht ofertën e Rusisë, për të bërë marrëveshje për blerjen e vaksinës ruse “Sputnik V”, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Në një konferencë për mediat, Rama e quajti ofertën e bërë nga Ambasada në Tiranë, si “provokim qesharak”.

Ai tha se është në bisedime me tre kompanitë më të njohura për vaksinën, kompani me të cilat sipas kryeministrit, janë të lidhura dhe shtetet europiane.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që Ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitteri i Drejtorit të Komunikimit. Mendova se ishte meme, pasi për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla.

Kur them provokim, nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz të bëhet qesharak përmes këtyre lloj postimeve. Shpreh keqardhje për këtë, se nuk shoh arsye që Ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve.

Sa i përket aspektit tjetër, ne jemi fokusuar te vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Moderna, me këto kompani jemi në komunikim. Shtetet me të cilat ne komunikojmë në BE, janë të drejtuara drejt këtyre kompanive.

Nuk kemi asnjë arsye të shprehim rezerva apo të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime.

Nëse do të lind nevoja dhe do ta shohim të arsyeshme, patjetër që do të shohim dhe alternativa të tjera.

Postimi i Ambasadës ruse nga ana ime konsiderohet i papërshtatshëm. Ndjesë e Ambasadës ruse, qoftë dhe për keqkuptimin, do të ishte i mirëpritur”, tha Rama.

Lexo edhe :   Shqipëria i dëboi diplomatin, reagon ambasada ruse
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...