E enjte, 24 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Mendoheshin të zhdukur, njihuni me qentë “këngëtarë” që banojnë në një minierë ari

Mendohej se ishin zhdukur prej kohësh, por qentë “këngëtarë” luftojnë ende për mbijetesën në një prej zonave më të izoluara të planetit.

Qentë primitivë, që jetojnë në Guinenë e Re, janë një nga tre familjet e Canis Lupus familjaris, ku krahas qenve të zakonshëm ndodhet dingo australian dhe pikërisht qentë nga Guinea.

Karakteristika e tyre janë pikërisht ulërimat, që ngjajnë më shumë si këngë të moçme, ku tonaliteti ndryshon edhe me atë të kushërinjve të tyre, ujqërit.

Në kopshtet zoologjike të gjithë botës ndodhen rreth 200 ekzemplarë, pjesëtarë të një familje të vetme të zbuluar në vitet ’70. Mbarështimi mes tyre po çonte drejt zhdukjes së species, deri sa në vitin 2016 disa shkencëtarë zbuluan në malet e rrethuara nga pyjet e dendura të Guinesë së Re, pikërisht në afërsi të një miniere ari, 15 ekzemplarë të egër.

Analizat gjenetike treguan se këto ishin pikërisht speciet më të afërta me qentë që këndonin trishtueshëm në kopshtet zoologjike në gjithë botën, duke i dhënë shpresë për mbijetesën e species së rrallë./A2CNN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zhvillimet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit 1- Merkel thirrje shteteve të BE: Vendosni karantinën për udhëtarët nga Britania e Madhe 2- Shefi...

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt; Tirana në vendin e 152

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, një qytet me rreth një...

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...